Ferizaj me pamje mahnitëse në prag të festave të fundvitit

07.12.2021 21:58

Ferizaj me pamje mahnitëse në prag të festave të fundvitit

Komuna e Ferizajt tashmë ka përfunduar dekorimet e qytetit për festat e fundvitit.

Nga pamjet e publikuara në faqen zyrtare të komunës shihet se sheshi i qytetit është dekoruar mjaft bukur, madje edhe më bukur se kryqyteti.

Komuna e Prishtinës është kritikuar për dekorin i cili dallon pak nga vitet e kaluara.

Ndërkohë që disa komuna të tjera të Kosovës nuk janë dekoruar fare.

Komuna e Mitrovicë sapo ka filluar me dekorimet për festat e fundvitit, derisa qyteti vazhdon të ketë pamje të zymtë.

 

x