Flet gazetarja dhe kameramani i Kanal10 që u sulmuan sot në veri

13.10.2021 19:24

Flet gazetarja dhe kameramani i Kanal10 që u sulmuan sot në veri

Gazetarja e Kanal10, Albulena Rexha, dhe kameramani, Gjens Karaqi gjersa ishin në një lidhje është penguar nga banorët serb, pasi në afërsi të tyre është hedhur një mjet shpërthyes.

Të dy Rexha, dha Karaqi kanë rrëfyer momentin e tmerri kur u sulmuan nga holiganët serb.

“Gjatë kohës sa ishim ne duke raportuar, ndodhi shpërthimi, kameramani më ka sinjalizuar diqysh, por shpejt kam arrit me ik”, tha Rexha.

“Ata ishin te barrikadat aty, dhe menjëherë si na panë na ishim tuj gjiruar, tuj shku te pjesa e tyre, ata menjëherë e panë që jemi tuj bo diçka edhe kanë reagu”, tha Karaqi në Info10, të Kanal10.

Rexha dhe Karaqi ka thënë se kishte sulme të vazhdueshme ndaj gazetarëve, dhe se raportimi pothuajse u bë i pamundur.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt”, thuhet në reagimin e AHK-së.

x