Ftohtë, ngrica e mjegull: Edhe sot mot i ftohtë në Kosovë

15.01.2022 08:28

Ftohtë, ngrica e mjegull: Edhe sot mot i ftohtë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

 
Sipas njoftimit, kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë.

Kësisoj, temperature minimale do të shkojë deri në -8 gradë Celsius.

“Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim. 

x