Gazetari i CNN-it për kryeministrin e ri të Australisë: Është arbëresh, sikur unë

23.05.2022 22:15

Gazetari i CNN-it për kryeministrin e ri të Australisë: Është arbëresh, sikur unë

Gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski, ka komentuar prejardhjen e kryeministrit të sapozgjedhur të Australisë, Anthony Albanese.

Kaczynski në një postim në Twitter, ka shkruar se Albanese është arbëresh, duke shtuar se edhe ai i takon Arbërisë.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski në ‘Twitter’.

 

x