Gërvalla reagon për çështjen e referendumit të Serbisë

14.01.2022 22:42

Gërvalla reagon për çështjen e referendumit të Serbisë

Reagimi i Ministres esë Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, është i fundit prej udhëheqësve institucionalë.

Kryediplomatja Gërvalla në profilin e saj zyrtar ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të institucioneve të Kosovës. Kjo deklaratë është lëshuar shtatë orë më parë fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë reagim të përbashkët, mbajtja e referendumit të Serbisë për ndryshimet gjyqësore në hapësirën territoriale të Kosovës shihet si anti-kushtetuese dhe cënuese për sovranitetin e vendit.

“Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër…”, thuhet mes tjerash në postim.

x