Gërvalla takon ambasadorin e ri të Italisë Antonello De Riu

20.10.2021 21:46

Gërvalla takon ambasadorin e ri të Italisë Antonello De Riu

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe nismat e reja të përbashkëta në sektorë të ndryshëm.

Së bashku kanë përmendur mundësi të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të arsimit. Kanë folur për shkëmbim të studentëve, programe për të rinj si dhe zhvillim të aktivitete kulturore, thuhet në një komunikatë për media.

Bashkëbiseduesit janë fokusuar edhe në zhvillimet aktuale politike në vend dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, si dhe për ecurinë e dialogut në Bruksel.

Ambasadori De Riu shprehu gatishmëri për intensifikim të bashkëpunimit, dhe ritheksoi qëndrimin mbështetës të Italisë ndaj Kosovës.

x