Gjermania ia ripërsërit kërkesën Kosovës e Serbisë pas tensioneve: Kthehuni menjëherë në dialog

28.09.2021 23:41

Gjermania ia ripërsërit kërkesën Kosovës e Serbisë pas tensioneve: Kthehuni menjëherë në dialog

Sekretari i shtetit gjerman në zyrën federale për marrëdhënie me jashtë, Miguel Berger ka kërkuar edhe njëherë që Kosova e Serbia ta shtensionojnë situatën në veri dhe të kthehen sa më shpejtë që të jetë e mundur në tavolinën e dialogut.

Këtë mesazh ai e dha në një postim në Twitter pas takimit që pati me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Berger tha se është e rëndësishme që palët të rikthehen në dialog, dhe se progesi në këtë proces i bën mirë të dyja shteteve.

“Takova sot zv/kryeministrin Besnik Bislimi. Dhe folëm për dialogun dhe marrëdhëniet e mira bilaterale. Është e rëndësishme që të dy palët të de-përshkallëzojnë situatën dhe të kthehen sa më shpejt në tavolinën e bisedimeve. Progresi në dialog është në interes të të dyja palëve”, ka shkruajtur ai.

x