Gjithçka çfarë dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Pejë

08.09.2021 23:33

Gjithçka çfarë dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Pejë

Një tragjedi ka ndodhur sot afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Dy zyrtarë të PDK-së janë vrarë teksa edhe një person është plagosur në një ngjarje të paprecedentë për vendin tonë ku dy zyrtarë të lartë politikë vriten pak kohë para zgjedhjeve lokale.

Rreth orës 20 është raportuar për të shtëna në Pejë ku dy persona mbeten të vdekur.

Njëri prej të vrarëve ishte kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj ndërsa tjetri është ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj. Ngjarja ka ndodhur pak më shumë se një muaj prej zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

 

Rastin për Kanal10, e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, nga rajoni i Pejës, Driton Rugova, ku ka theksuar se tre persona janë dërguar në spital, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy prej tyre, shkruan Portali.info.

“Sonte rreth orës 20:20 policia është informuar se në afërsi të Shkollës ekonomike në Pejë, ka të  shtëna me armë zjarri. Si pasojë e këtyre të shtënave tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor dy nga ta kanë ndërruar jetë. Njësit kompetente të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vend të ngjarje është edhe prokurori i shtetit, për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur seri te kjo”, tha Rugova për Kanal10.

Ndërkohë Prokurorina e Kosovës kanë thënë se tre persona janë dërguar në spital, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy prej tyre, shkruan Portali.info.

“Si pasojë e një incidenti me armë zjarri janë vrarë dy persona, dhe një tjetër është plagosur, në vend të ngjarjes është përgjigjur prokurorja kujdestare, departamenti i krimeve të rënda, së bashku më njësit relevante policore që njëkohësisht është duke ndërmarrë veprime për të kuptuar më shumë se si ka ndodhur ky incident. Njëkohësisht prokurorja do të urdhërojë që trupat e pajetë të dërgohen IML në Prishtinë për obduksion, dhe të bëj veprime hetimore që të zbardhen të rrethana e kësaj çështje”, tha zyrtari për informim i Prokurorisë Shkodran Nikçi për Kanal10.

Nikçi po ashtu konfirmoj se viktimat kanë inicialet A.A, dhe B.K, si dhe i plagosuri ka inicialet A.A /PORTALI.info/

x