Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

25.10.2021 22:41

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur në lagjen Ulpianë të Prishtinës.

 
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht është duke vijuar puna policore për identifikimin e të dyshuarit dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij. 

x