Haki Abazi flet për katër propozimet e Kurtit në Bruksel: Serbia duhet të kuptojë se janë dy palë në dialog

21.06.2021 23:11

Haki Abazi flet për katër propozimet e Kurtit në Bruksel: Serbia duhet të kuptojë se janë dy palë në dialog

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se katër propozimet e kryeministrit Kurti në Bruksel tregon se është kurs i ri, dhe se Serbia duhet të kuptojë se janë dy palë në dialog, e jo vetë një, pra Kosova.

"Reagimi i Serbisë tregon që është kurs i ri, se po të ishte i vjetër do të vazhdonte tutje me qetësinë e mëparshme. Duhet shkohet tutje pa barazinë e Kosovës si palë në dialog. Ne nuk guxojmë të bëjmë gabime të radhës, pavarësisht çështjeve se kush i ka bërë në të kaluarën ne duhet të insistojmë se jemi shtet i pavarur dhe Serbia duhet të kuptojë se ky është formati, janë dy palë në dialog, nuk është një palë, një lehtësues dhe një çështje gjatë gjithë kohës me u diskutu, dhe ajo ka qenë Kosova, dhe çështjet e brendshme të Kosovës, ajo kohë duhet të përfundojë” tha Abazi në Politiko./PORTALI.info/

x