Haskuka: Kërkoj mandatin e dytë, për ta bërë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik

15.09.2021 20:08

Haskuka: Kërkoj mandatin e dytë, për ta bërë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik

Kryetari aktual i Prizrenit, dha kandidati i VV-së, për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Mytaher Haskuka, ka thënë se ai kërkon mandatin e dytë për të bërë Prizrenin qendër të zhvillimit ekonomik, dhe prodhimtarisë në Kosovë.

“Ne kemi bërë shumë në Prizren, përkundër problemeve që i kemi has, kemi bërë reforma thelbësore në administratë, dhe në drejtoritë e ndryshme, prandaj për të bërë më shumë për Prizrenin mendoj që për katër vite të kem edhe një mandat, sidomos të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, dhe që Prizrenin ta kthejmë në qendër të zhvillimit, dhe prodhimtarisë në Kosovë”, tha Haskuka, në Prime Time, në Kanal10.

Mytaher Haskuk garon për mandatin e dytë në Prizren kundër: Anton Qunit të LDK-së,Shaqir Totajt të PDK- së, Zafir Berisha i Nismës dhe Lulzim Kabashi i AAK-së.

Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetorit 2021./PORTALI.info/

 

x