Haxhiu: E mbështes Bekim Jasharin, ashtu siç e mbështeti edhe Kadri Veseli

14.10.2021 20:05

Haxhiu: E mbështes Bekim Jasharin, ashtu siç e mbështeti edhe Kadri Veseli

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ai ka mbështetur Bekim Jasharin edhe në zgjedhjet e 2017, ashtu siç e mbështeti edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, dhe se edhe tani po vepron njëjtë.

“Unë skam ndryshu asgjë në raport me vitin 2017, kam qenë bashkë me Bekim Jasharin edhe në vitin 2017 në fushatën e tij dhe mbështetjen e tij të fuqishme, ashtu siç ishte edhe kryetari i partisë Kadri Veseli jam prap me Bekim Jasharin, dhe do të jem çdo herë me Bekimin, dhe familjen Jashari sa herë që të jetë nevoja. Unë nuk kam ndryshuar, të tjerët kanë ndryshuar, dhe do të duhet ti pyesnim të tjerat pse ata kanë ndryshuar”, tha Haxhiu.

Haxhiu, tutje tha se raporti i tij në PDK nuk ka ndryshuar, dhe se nuk është e vetmi nga kjo parti që mbështet Bekim Jasharin.

“Jam në rregull sa i përket çështjes në parti, jam anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, fuqishëm e kam bo punën time në kuvend, për çështjet të cilat kanë qenë në interes të qytetarëve, dhe janë anëtar i këshillit drejtues të Partisë Demokratike, në mbështetje të Bekim Jasharit, por nuk jam i vetëm në këtë mbështetje. Ne kemi parë që 24 kryetar, dhe ish-kryetar të degëve, dhe nëndegëve në Skenderaj kanë dalë në mbështetje publikisht , dhe shumë të tjerë të cilët e kanë rezervuar për të dalë publikisht, dhe në fushatë me bekimin është edhe kryetari i parë i PDK-së në Skenderaj, dhe njëri nga themeluesit e PDK-së në Skenderaj, Ramadan Gashi”, shtoi Haxhiu

Haxhiu po ashtu tha se më të unifikuar në këtë garë i bon prezenca e Gjeneralëve, dhe themeluesve të UÇK-së, dhe se madhështinë garës po ia jep Baca Rifat./PORTALI.info/

x