Haziri: Kurti kuptoi që marrëveshja për Energjinë nuk e dëmton interesin e Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar kryeministrin Kurti në lidhje nënshkrimin e marrëveshjes për Energjinë Elektrike me Serbinë.
Sipas, Hazirit Kurti ka bërë mirë që ka nënshkruan marrëveshjen, por janë humbur shtatë vite kohë, për marrëveshjen e njëjtë.
“Na po flasim për rolë të Serbisë në organizimin shtetërorë të Kosovës, dhe po flasim për qëndrimin, dhe ndryshimin e Kurtit, për një kundërshtues i cili Isa Mustafës i’a ka dirigjuar kundërshtuesit me shku me i’a kall shtëpinë me njerëz brenda, në një njëri i cili e ka nënshkru pardje marrëveshjen, dha ka bërë mirë qe e ka nënshkru, por tani a ka Kosova komoditet për ti humbë shtatë vjet”
"Kta i kanë marrë marrëveshjet e kaluara dhe tuj dasht me i bo revizion, dhe ndryshim e kanë pa që përkundër takimeve të shpeshta që negocimi ka qenë në interes të Kosovës, nuk është dëmtu interesi i Kosovës, eshtë bërë interes i palëve ku është bërë kompromisi, por nuk është dëmtuar interesi i Kosovës”, tha Haziri në Prime Time/PORTALI.info/