Haziri: Rikthimi i LDK-së ka ndodhur dje, VV-ja mori goditjen e parë

18.10.2021 22:26

Haziri: Rikthimi i LDK-së ka ndodhur dje, VV-ja mori goditjen e parë

Kryetari i Gjilanit, dhe kandidati i LDK-së, në këtë komunë, Lutfi Haziri, i cili është në balotazh për të parin në këtë komunë kundër Alban Hysenit të VV-së, ka thënë se rikthimi i LDK-së në nivel vendi ka ndodhur dje, dhe se VV-ja mori goditje në këto zgjedhje.

“Politikisht ka ndodh dje, LDK-ja ka arrit mu rikthye përmes zgjedhjeve lokale përtej pritjeve tona politike. LDK-ja tani në 11 komuna, përveç tri që janë përfundu, ne besojmë shumë që jemi fitues të radhës, sepse subjektet tona politike janë të parat, ose jemi subjekte të rëndësishme me ulëse ne kuvend në qytetet tona ose jemi parti të para.”

“Kjo neve na jep besimin që raundi i dytë ko me qenë me “JO”, më të madhe sepse qytetarët pas 14 shkurtit në goditje e parë e cila i ka ndodh dje me besim, e kanë parë në shumicë përmes votimit, por një numër i madh i tyre kanë me demostru në raundin e dytë edhe ma fuqishëm këtë solidaritet dhe kthim besimit ndaj LDK-së, por po shihet se është edhe një rikthim i partive tjera që po pritet me pasur ramje shumë të madhe , e që nuk i ka shkaktu Vetëvendosjes telashe në teren PDK-ja, por na ka shkaktu neve”, tha Haziri në Prime Time, në Kanal10/PORTALI.info/

x