Heshtin institucionet, Kanal10 merr vesh se ambasadori Berishaj ka raportuar në MPJD

06.05.2022 21:01

Heshtin institucionet, Kanal10 merr vesh se ambasadori Berishaj ka raportuar në MPJD

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili nga mediat sllovene u cilësua si protagonisti i aferës, ky dyshohet për shpërlarjen e 600 mijë eurove, ishte në Kosovë dhe atë larg syrit të opinionit publik.

Kanal10 merr vesh se Berishaj ishte në Kosovë javën e kaluar ku pati takime edhe me drejtuesit e institucioneve të vendit.

Por, ky raportim i tij u mbajtë i fshehtë.

”Berishaj ishte në Kosovë javën e kaluar. Ai e ka takuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ka rapotuar në lidhje me aferën, për të cilën raportuan mediat në Slloveni”, tha një burim i Kanal10 brenda Qeverisë së Kosovës, pa dhënë detaje.

x