Hezitimi për formimin e komisioneve, Sherifi: Çfarë fshehe kryeministër?

24.05.2022 21:08

Hezitimi për formimin e komisioneve, Sherifi: Çfarë fshehe kryeministër?

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate i ftuar në emisionin Prime Time ka komentuar hezitimin që kishte qeveria për formimin e komisionit për Energji Elektrike.

Sherifi ka thënë se në të kaluarën Kurti thoshte për mos formimin e komisioneve qe po fshihej diçka, tani çfarë po fsheh vetë kryeministri Kurti.

“Kurti në të kaluarën thoshte kushdo që bën përpjekje që të rezistoj që të mos formojë komisione ka për qëllim të fsheh diçka, tash pyetja është kryeministër çka je duke tentu për të fsheh që bllokoje punën e formimit të komisioneve”

“Sigurisht në atë kohë që kanë provu të mos formojnë komisionin kanë provu që të fshehin ndonjë gjurmë, ndonjë provë, që t’ia vështirësojnë komisionit punën, sepse komisionet parlamentare pasi të formohen hasin në vështirësi të mëdha se duhet të shkojnë tek personat përgjegjës, ata shpeshherë i shmangin takimet, dhe marrja e kohës për mosforminon e komisioneve ishte në funksion të tentimit për të fsheh diçka”, deklaroi Sherifi në Prime Time./PORTALI.info/

x