Hikmete Bajrami: Nuk mund të më akuzoni mua për 2 milionëshin (VIDEO)

26.01.2022 22:39

Hikmete Bajrami: Nuk mund të më akuzoni mua për 2 milionëshin (VIDEO)

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në emisionin ‘Prime Time’, ka thënë se nuk ka pasur asnjë aferë korruptive në qeverinë e drejtuar nga Hoti.

Në pyetje e gazetarit për 2.1 milionëshin, Bajrami tha:

“Për 2.1 milionshin nuk mundeni me konsideru dhe me më akuzu mu personalisht, a e patëm te ministri Hajrullah Çeku tash ku u zu një zyrtar në flagrancë duke iu marr para bizneseve, eç kam pasë fajë unë në 2.1 milionëshin a nuk ka analogji në këtë rast a?:

"Rasti i 2 milionshit është analog me rastin në ministrin e Çekut ku një zyrtarë u zu në flagrancë duke marr pare, dhe unë as nuk jam duke u hetu, as nuk jam duke u intervistu dhe as nuk jam pjesë e hetimit, dhe as nuk jam pjesë e përgjegjësisë”, tha Bajrami në Kanal0./PORTALI.info/

x