Ibishi: Vuҫiq e di se ku është kufiri dhe se kush e mbron Kosovën

26.09.2021 00:14

Ibishi: Vuҫiq e di se ku është kufiri dhe se kush e mbron Kosovën

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka komentuar situatën e krijuan së fundmi në veri të vendit, pas vënies së reciprocitetit për tabelat nga ana e Kosovës.

Sipas Ibishit skenari i lëvizjes së trupave serbe në drejtim të kufirit është përsëritur edhe më herët nga Vuçiq, ndonëse ai e di se ku është kufiri dhe se kush e mbron Kosovën, shkruan Portali.info.

“Ky skenarë i Vuçiqit është më herët, menjëherë si ka filluar ndonjë aksion, për shembull aksioni i parafundit që ishte me arrestimin e zyrtarëve, policorë, doganier, për arsye që ishin përfshi në korrupsion ai menjëherë ftoi Këshillin e Sigurisë, dhe filloi lëvizjen e trupave në drejtim të kufirit, e njëjta arsenal u përsëritë edhe tani, por tash me një masë më të madhe të koncentrimit të kufi. Kjo është një luftë speciale që në vazhdimësi e bon ndaj Kosovës, por ai e di se ku është kufiri dhe se kush e mbron Kosovën, në kuptimin e prezencës së NATO-s, me mision të Kombeve të Bashkuara sipas rezolutës 1244", tha Ibishi në Politiko.

Tutje Ibishi ka thënë Vuçiq e ka prezencën e ekstremistëve serb në kuadër të masës së protestuesve, dhe e dirixhon atë në nxitjen e situatave të mundshme që mund të sjellë një situatë më të acaruar.

“Çështja e provokimit të brendshëm është se ai e ka prezencën e ekstremistëve serb në kuadër të masës së protestuesve, dhe e dirixhon në nxitjen e situatave të mundshme që mund të sjellë një situatë më të acaruar, që mund të provokojnë situata, sidomos tash kur ata tubohen në orët e mbrëmjes nëpër tendat e veta, dhe fillojnë të konsumojnë alkool, dhe pak iu duhet përveç këtyre rasteve kriminale, elementeve terroriste sulmeve në qendër të regjistrimit, me ndërmarr naj veprim ndaj zyrtarëve policorë, por edhe veprime tjera që ata dinë ti bëjnë”, tha Ibishi në Kanal10.

Ndryshe burime të Kanal 10 nga Qeveria bëjnë të ditur se Kurti ka thirrur në takim për konsulta kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Takim pritet të mbahet të dielën, ndonëse koha e takimit nuk është bërë e ditur./PORTALI.info/

x