Integrimi i mërgimtarëve në Vushtrri, shembull për komunat tjera

14.09.2021 21:25

Integrimi i mërgimtarëve në Vushtrri, shembull për komunat tjera

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ftuar në emisionin ‘Prime Time’, ka folur për programin e veçantë për integrimin e mërgimtarëve në këtë komunë.

Tahiri ka thënë se dizajnimi i platformës Invest in Vushtrri, ka bërë që të rinjtë nga diaspora të punojnë në institucionet komunale të Vushtrrisë, dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre.

“Këshilli për integrim lokal ka organizuar një takim me të rinjtë e diasporës në kalanë e Vushtrrisë, dhe mu ka dokë interesante kërkesa e tyre që të kemi më shumë programe të mobilitetit, bashkë me organizatën GERMIN, kemi organizuar, dhe dizajnuar edhe platformën Invest in Vushtrri, që e kemi prezantuar para investitorëve të diasporës, ofrimin e mundësisë për të rinjtë e diasporës që të vijnë në komunën e Vushtrrisë të bëjnë praktikën , dhe po ashtu në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Qendrën për punë sociale, në të gjitha këto institucione të komunës që janë në do të ofrojmë mundësi për të rinjtë nga diaspora që gjatë tërë vitit të vijnë të bëjnë praktikën, ta njohin komunën e tyre, atdheun e të parëve të tyre, të prindërve të tyre, dhe të marrin përvoja”, tha Tahiri në Kanal10./PORTALI.info/

x