Kabashi: Prizreni ka degraduar në qeverisjen e katër viteve të fundit

28.09.2021 22:56

Kabashi: Prizreni ka degraduar në qeverisjen e katër viteve të fundit

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e AAK-së, Lulëzim Kabashi ka thënë se në katër vitet e fundit nuk është qeverisur mirë në Prizren.

Në pyetjen se si do ta vlerësoni qeverisjen e Mytaher Haskukës, Kabashi tha:

“Të them të drejtën nuk mund ta vlerësoj fare, qytetarët besoj se do ta vlerësojnë, do të shihet ne zgjedhje, për shkak se në këto katër vite nuk është qeverisur mirë, këto katër vite në çdo aspekt, në secilën drejtori, në secilën fushë të qeverisjes lokale ka degradim, dhe nuk mundet mu mburrë kurrkush, dha as nuk mundet me gjetë një shembull se çka është ndryshu për të mirë në Prizren, apo në komunën e Prizrenit, kështu që nuk kam ndonjë vlerësim pozitiv”, tha Kabashi në Politiko.

Kabashi ka thënë se garon me plan program të 2017-tës, dhe që është aktual pikë për pikë edhe tani./PORTALI.info/

x