Kancelari gjerman viziton Serbinë më 10 qershor

23.05.2022 16:49

Kancelari gjerman viziton Serbinë më 10 qershor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të vizitojë Serbinë më 10 qershor.

Kjo është raportuar nga Deutche Welle, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Po ashtu është thënë se lidhur me vizitën e tij po bëhen të gjitha koordinimet e nevojshme.

Pas marrjes së mandatit, kjo parashihet të jetë vizita e Olaf Scholz në Ballkanin Perëndimor.

Ende nuk janë dhënë detaje shtesë nëse kancelari gjerman do të vizitojë edhe ndonjë prej vendeve të tjera.

x