Kastrati paraqet programin qeverisës për Kamenicën (VIDEO)

22.10.2021 23:12

Kastrati paraqet programin qeverisës për Kamenicën (VIDEO)

Kryetari aktual i Kamenicës Qëndron Kastrati ka shpalosur programin e tij në emisionin ‘Prime Time:, në Kanal 10.

Kastrati ka thënë se do të kujdeset për hapjen e vendeve të reja të punës.

"Për komunën tonë është e rëndësishme që të pas fitores së balotazhit të jemi produktiv mbi 50% të kohës dhe të krijojmë sa më shumë vende pune. Të përkrahim gjithashtu edhe dhënien e tokës për ndonjë projekt, për të krijuar qendër rehabilituese për të moshuar me standarde evropiane. Gjatë mandatit kemi për të afruar tokën për 3 fabrika dhe ti zhvillojmë projektet për qendrën rehabilituese dhe të gjitha premtimet. Së bashku edhe me investitorë të tjerë nga vendet e jashtme të gjitha këto janë të arritshme."

"Në Kamenicë deri tani ne kemi ofruar vetëm tokën, kemi për të formuar edhe shoqëritë aksionare, e që në dobi janë për bletarët pasi që në Komunën e Kamenicës kemi shumë bletarë, përveç kësaj kemi edhe zonën ekonomike e cila parashihet të jetë 20 Kilometra, kjo do të parashihet të përfundojë brenda afatit 2 eventualisht 3 vjeçare", tha Kastrati në ‘Prime Time”.

Tutje Kastrati ka thënë se ka një planë të veçantë për programer, IT, dhe dizajner.

"Ne do të ofrojmë edhe 'fshatë' për IT, pe quajë kështu pasi që për secilin programer, IT, dizajner grafik do të ju jepim një pjesë të caktuar të tokës, përveç kësaj në çdo fshat të Kamenicës interneti është më i mirë se në qytete është me fibër optik, ne do t’ju ofrojmë një pjesë të tokës për ndërtimin e vilave ku shumica e qytetarëve që punojnë ulur të kenë ambiente më të përshtatshme për punë."

"Këto fshatra qe ne do ti ndërtojmë do të jenë me të vërtetë atraktive dhe se nuk do të jetë monotoni, mendojmë ti ndërtojmë këto në pjesë të caktuara të fshatrave fillimisht kemi marrë parasysh pjesë e Tugjecit, Gmicës edhe Zajqecit sepse në pjesë e Kikës është projekti 'Kika' ku do të investojmë një vlerë 15 milionë euro dhe se ne do të mundohemi të bëjmë diçka që është e re.", përfundoi Kastrati./PORTALI.info/

x