Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Priam Rrukiqit, i duhen edhe 30 mijë euro për operim në zemër

14.05.2022 22:18

Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Priam Rrukiqit, i duhen edhe 30 mijë euro për operim në zemër

Valbona Svirca Rrukiqi, nëna e vogëlushit Priam Rrukiqi, po kërkon ndihmë urgjente financiare për të birin e saj të sapolindur, i cili ka probleme në zemër.

Shërimi i Priamit të vogël kushton gjithsej 60 mijë euro, prej të cilave 30 mijë janë siguruar tanimë nga Ministria e Shëndetësisë, por nevojiten edhe 30 mijë të tjera, për t’u mundësuar dërgimi i tij për shërim në Turqi.

Nevoja për dërgimin e menjëhershëm për shërim në Turqi është urgjente dhe familjarët kërkojnë ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e nënës së vogëlushit:

“Miq, shokë dhe dashamirë.

Priami jonë i vogël dje e solli Zoti në këtë jetë, fatkeqësisht sot u konstatua se ka probleme të rënda në zemër.

Shërimi i tij mundësohet vetëm jashtë vendit (Turqi).

Shuma e shërimit të tij arrinë deri në 60 mijë euro, prej të cilave 30 mijë janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe 30 mijë të tjera na mbetet neve, shumë kjo e papërballueshme për familjen tonë.

Andaj, në emër të familjes Rrukiqi, lusim të gjithë ata që kanë sado pak mundësi të kontribuojnë për shërimin e tij.

Ju faleminderit”

Banka NLB

Numri i xhirollogarisë ku mund të kontribuoni:

170 100 303 429 5238

x