Konfiskohet mbi 500 kilogramë drogë në Nish

25.11.2021 14:30

Konfiskohet mbi 500 kilogramë drogë në Nish

Mbi 500 kilogramë marihuanë, i janë gjetur sot nga policia serbe, një personi në kamionin e tij në Nish.

Të njëjtin siç raporton Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, autoritetet e kanë arrestuar, ndërsa bëhet e ditur se ky kamion ishte futur atje nga Kosova, ndërsa substanca më herët ishte bartur nga Shqipëria.

Policia mes tjerash bën të ditur se droga ishte destinuar për shitje në Serbi.

I arrestuari është shoferi me inicialet N.I, 46 vjeçar, i cili nuk ka pranuar të tregojë shtetësinë.

Me vendim të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, të njëjtit i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve.

x