Kosova regjistron edhe 28 raste të reja me COVID-19

22.07.2021 15:13

Kosova regjistron edhe 28 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit njofton se janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19.


 
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.577 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 18 persona.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 114. 

x