KQZ: Numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj jave

19.10.2021 15:08

KQZ: Numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj jave

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të përfundojë numërim i votave të zgjedhjeve lokale.

Elezi këto komente i bërë në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rinumrimit të votave.

“KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”, tha Elezi para medieve.

KQZ-ja do të përcaktoj me vendim periudhën e fushatës për balotazh, në njërën nga mbledhjet e radhës.

“Duke ditur që në bazë të ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale duhet të mbahet katër javë pas raundit të parë, KQZ-ja është e përqendruar në përfundimin e të gjitha procedurave lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunave, në mënyrë që të arrijmë në afat ligjor.

Ai u shpreh se shpallja e rezultateve për raundin e parë bëhet pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave në KQZ.

“Deri te shpallja vijmë pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kështu pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja mund të shpallë fillimisht e pastaj të certifikoj zgjedhjet”

Në vitin 2017, siç tha Elezi, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim në zgjedhjet lokale KQZ-se i janë dashur 12 ditë.

x