Kritika për nivelin e luftës ndaj korrupsionit (Video)

03.05.2021 20:43

Kritika për nivelin e luftës ndaj korrupsionit (Video)

Një raport i hartuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar përmban analizë të implementimit të zotimeve për luftimin e korrupsionit nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Londrës më 2018. 

Sipas këtij raporti, përkundër progresit që është bërë në hartimin e legjislacionit të duhur antikorrupsion, efektiviteti i masave të marra  lë shumë për të dëshiruar.

Një raport i hartuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar vë në pah  zotimet e qeverive të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Londrës së vitit 2018, për luftimin e korrupsionit.

Një analizë e plotë në kuadër të implementimit të zotimeve, e hartuar nga ekspertë antikorrupsion nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, tregon se pavarësisht progresit që është bërë në lidhje me hartimin e legjislacionit antikorrupsion, efektiviteti i këtyre masave është i pakënaqshëm.

Një raport i dytë, i titulluar “Ekonomia Politike e Korrupsionit të Organizuar dhe Antikorrupsionit” nxjerr një rezultat të cilin raporti e quan “korrupsion të organizuar” që  pasuron dhe mbron më të pushtetshmit.

Sipas këtij raporti shteti i Kosovës ilustron modelin e një shteti ku zbatimi i ligjit  është i dobët, ku rastet e korrupsionit nuk raportohen dhe nuk luftohen nga organet e drejtësisë.

Gjithashtu, raporti e cilëson Kosovën si një vend ku shkalla e dënimit është relativisht e ulët dhe nën minimumin e caktuar.

Ky raport do të prezantohet më 6 maj.

x