Kryeziu: Nuk duhet të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë

14.01.2022 19:18

Kryeziu: Nuk duhet të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë për Info10, se nuk duhet lejuar  mbajtja e referendumit të Serbisë në shtetin e Kosovës.

Sipas, Kryeziut çdo ndërhyrje fizike në një shtet tjetër sovran, është e pa pranueshme.

“Nuk duhet të lejohet mbajtja fizike e votimit për arsye se interesi i qytetarëve serb të Republikës së Kosovës nuk është që të bëhet ndonjë ndryshim, se ky referendum ka për bazë ndryshimin juridik, gjyqësisë së prokurorisë të Serbisë. Gjithë qytetarët e Kosovës të gjitha çështjet i kryejnë përmes procedurave të Gjykatave të Republikës së Kosovës, dhe ndërhyrja në një shtet tjetër sovran nga një shtet tjetër është ndërhyrje e cila është e pa pranueshme, dhe për këtë arsye unë mendoj se ndërhyrja e tyre fizike nënkupton shkeljen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, tha Kryeziu për Kanal10./PORTALI.info/

x