Kuçi e PSD-së: Presim që të hidhen para gjyqit dhe të dënohen penalisht, personat e përfshirë në tenderin e tiketave ngjitëse

22.07.2021 23:10

Kuçi e PSD-së: Presim që të hidhen para gjyqit dhe të dënohen penalisht, personat e përfshirë në tenderin e tiketave ngjitëse

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi ka folur vendimin e pezullimit të tenderin për tiketat ngjitëse prej 5 eurove që do të duhej të paguheshin nga çdo qytetarë me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Kuçi në emisionin ‘Politiko’, në Kanal 10, ka thënë se presioni publik bëri që Vetëvendosje të zmbrapsej nga vendimi për tiketat ngjitëse.

“Asnjë ministri dhe asnjë dikaster nuk duhet nënshkruar asnjë tender pa i shikuar të gjitha faktet, pa hulumtuar, pra arsyetimi se kemi gjetur gjëra kontradiktore nëpër media, rolë ky që nuk do të duhej të ishte i mediave, por i qeverisë, për neve tregon se ata qysh në fillim e kanë ditur se çfarë po ndodh mirëpo kanë menduar se kjo kalon pa presion publik, nuk kanë pritur gjithë këtë reagim të qytetarëve, mediave, në asnjë instancë nuk kanë pritur kundërshtim”, tha Kuçi, shkruan Portali.info.

Tutje Kuçi ka thënë se kanë bërë kallëzim penal, dhe se presin dënimin e personave të përfshirë në këtë tender.

“Ne kemi bërë kallëzim penal për këtë tender, dhe ne presim që të hidhen para drejtësisë personat e involvuar në gjithë këtë tender që pritet të rishikohet nga ministria e Liburn Aliut, dhe shpresojmë që as në rishikimin e tyre të mos kaloj më, por shpresoj që të hidhen para gjyqit dhe të dënohen penalisht të gjithë këta që na kanë pru deri këtu që më kaluar javë të tëra në kundërshtim të një gjëje që nuk do të duhej të ndodhte fare, mirëpo ky fakt për ne është fitore sot, jo vetëm për PSD-në, por për të gjithë shtetin e Kosovës, tregon se fuqia e opozitbërjes tregon që ka një potencial të tillë që me i shpëtuar qytetarëve miliona euro” përfundoi Kuçi/PORTALI.info/

x