Kurti arrin në Bruksel, pritet nga Borrell

07.12.2021 12:46

Kurti arrin në Bruksel, pritet nga Borrell

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel ku edhe është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

 
Kurti po merr pjesë në takimin e Këshillit për Marrëveshjen e Stabizlimit-Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pas Borrell, ai do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian në kuadër të kësaj vizite, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti në kryeqytetin evropian po shoqërohet nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.

x