Kurti nga Amerika shkon në Zvicër, merr pjesë në Forumin e Davosit

23.05.2022 09:48

Kurti nga Amerika shkon në Zvicër, merr pjesë në Forumin e Davosit

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos/Klosters.

Aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tonë.

Shefi i ekzekutivit kosovar gjatë qëndrimit 16 ditor në Amerikë është takuar me Jave Sullivan, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit, Joe Biden, njofton Klankosova.tv.

Ai zhvilloi takime dhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë. Po ashtu vizitoi edhe biznese të fushave të ndryshme.  Kurti pati takime edhe me shqiptarë që jetojnë në SHBA.

x