Kurti përuron Konsullatën e Kosovës në Iowa (VIDEO)

13.05.2022 23:44

Kurti përuron Konsullatën e Kosovës në Iowa (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e hapjes së Shërbimeve Konsullore në Iowa të ShBA-ve.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Kurti bëri të ditur se Joriku dhe Ema pranuan certifikatat si shtetas të Kosovës.

“Urime bashkëatdhetarëve tanë në Iowa”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se Kurti është duke qëndruar në shtetin e Ioëa-s, ndërsa pas kësaj vizite ai do të niset për në Çikago, Nju Jork e Uashington.

x