Kurti rreth marrëveshjes me MCC: Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje, qëllimet i forcojnë ato

14.05.2022 23:33

Kurti rreth marrëveshjes me MCC: Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje, qëllimet i forcojnë ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), marrëveshje e cila kap shifrën prej 236.7 milionë dollarësh.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti, është shprehur se vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje.

Tutje, ai ka shtuar se këto vlera bashkë me qëllimet e përbashkëta, i forcojnë lidhjet e krijuara.

“Dje, Qeveria jonë dhe ekipet e MCC-së përfunduan negociatat për një marrëveshje të propozuar të Kompaktit prej 236.7 milionë dollarësh, të përshtatura për të ndihmuar Kosovën drejt tranzicionit të saj energjetik dhe transformimit socio-ekonomik. Vlerat e përbashkëta ndërtojnë lidhje. Vlerat dhe qëllimet e përbashkëta i forcojnë ato”, ka shkruar Kurti në Twitter. 

x