Kurti takon presidentin e Fondit Bezos Earth

24.05.2022 20:10

Kurti takon presidentin e Fondit Bezos Earth

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti u takua me presidentin e Fondit Bezos Earth, Andrew Steer, të cilin e njoftoi me reformat që Qeveria e Kosovës po i zbaton për rritje të qëndrueshme socio-ekonomike në përputhje me qëllimin e përbashkët për një shoqëri më të gjelbër dhe të drejtë.

Kryeministri Kurti po ashtu foli për planet dhe synimin e Kosovës për dekarbonizim, tranzicionin e drejtë energjetik dhe potencialin e Kosovës në energjinë e ripërtëritshme.

Kurti dhe Steer u pajtuan që të mbesin në kontakt për të diskutuar më tutje format dhe fushat e bashkëpunimit.

Fondi “Bezos Earth” u themelua falë një zotimi prej 10 miliardë dollarë të themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në mbrojte të mjedisit natyror.

x