Kush pëlqehet më shumë në Shqipëri, Osmani apo Kurti? Shikojeni sondazhin

25.11.2021 23:10

Kush pëlqehet më shumë në Shqipëri, Osmani apo Kurti? Shikojeni sondazhin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është politikania kosovare më e pëlqyer në Shqipëri me mbi 81 për qind e qytetarëve kanë mendimin më pozitiv për të.

EuroNews shkruan se Osmani është edhe udhëheqësja kosovare që ka nivelin më të ulët të mendimit negativ në Shqipëri, vetëm rreth 9% e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim negativ për të.

Pas Osmanit, Behgjet Pacolli gëzon mendim pozitiv mes thuajse 77% të shqiptarëve, dhe pastaj është Albin Kurti me rreth 76%, pastaj Ramush Haradinaj me 72%.

Hashim Thaçi vjen më poshtë – rreth 63% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të. Por, Thaçi është politikani për të cilin ka më shumë mendimin negativ – një në katër shqiptarë (25,2%) të Shqipërisë ka mendim negativ për të.

 
Drejtuesit e rinj të dy partive të rëndësishme kosovare LDK dhe PDK gëzojnë njohje të pakët në Shqipëri: më shumë se katër në pesë shqiptarë nuk i njohin Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.

Gjetjet janë të vrojtimit të Barometrit për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

x