Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit

09.06.2021 14:07

Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit

Miratohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci bën me dije se kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi ishte e pavlefshme.

Pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit nëse Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën apo jo dhe nëse deklaratat e tij kanë pasur pasoja.

Kushtetuesja brenda një afati tre mujor duhet të marrë vendim për ta kaluar votimin e Kuvendit në seancë shqyrtuese.

x