Ky është parashikimi i Arben Ahmetit për Prizrenin

24.09.2021 00:02

Ky është parashikimi i Arben Ahmetit për Prizrenin

Drejtori i Përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti ka dhënë parashikimin e tij për të parin e Prizrenit, në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Sipas Ahmetit qeverisja e Haskukës i ngjanë mandatit të parë të Shpend Ahmetit me Prishtinën.

“Nuk do të bëjë parashikim për Prizrenin, dhe besoj që me mirëkuptoni për shkak se është shumë subjektive nëse hyjë dhe flas për qytetin nga vijë, por duhet disa paralele. Paralelja e parë, ajo çfarë është ka ndodh në Prizeren me Mytaher Haskukën, është përafërsisht ajo çfarë ka ndodhur në mandatin e parë me Shpend Ahmetin”, tha Ahmeti. Ky nuk është pre supozim që do ta kemi të njëjtin rezultat, por përafërsisht është e njëjta frymë që e shoh në qytet, është një zhgënjim për shkak të pritjeve të mëdha që njerëzit i kanë pasur nga qeverisja, dhe qeverisja reale katër vjeçare e cila ka shkaktuar një llojë pakënaqësie, në raport me kërkesën e qytetarëve, natyrisht Haskuka ka punuar mirë, në administratë, ka pasur shumë probleme në orjentimin e përgjithshëm të qytetit, dhe ajo çfarë unë mendoj që do të duhej secili kandidat me folur është për ofertën ekonomike që kanë për qytetin”, tha Ahmeti, në Politiko.

Tutje Ahmeti tha se ka pritur që në debatin e  sotëm në Prime Time për Prizrenin të flitet më shumë për aspektin ekonomik të qytetit

“Do të doja që të shihja më shumë debat për ofertë ekonomike të kandidatëve, sepse në fakt komunat nuk është se mund të bëjnë shumë se aspektin kulturore të Prizrenit, qyteti e ka shpirtin, dhe qytetarët dinë të bëjnë një gjë të tillë edhe pa komunat , ndoshta një orientim më të mirë ekonomik të komunës, për shkak se ka shumë potencial për shkak të veriut të Shqipërisë, gravitimet me Gjakovë dhe gjithë atë regjion duhet që dikush të jap një ide se ka do të zhvillohet Prizereni, sidomos ekonomikisht”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti në fund ka bërë edhe një analizë të kandidatëve për Prizrenin në garën e  17 tetorit.

“Prita më shumë sfidim nga Totaj kundrejt Haskukës, Totaj kam përshtypjen se ka krijuar një lloj komoditeti në fushatë, po ndjenë si njerëzit do ta ndjekin për shkak të asaj cka ka treguar në katër vite Haskuka, nuk e dijë se si do ti dalë kjo në fund. Një përformancë e mirë e kandidatit të LDK-së, Anton Qunit, sfidojë mjaftueshëm gjatë debatit kishte ide, kishte marr informata për qytetin nuk dukej si një kandidat që nuk po intereson tema e qytetit. Lulzim Kabashi është një personalitet tjetër që është shembull se si duhet sakrifikuar për partinë, është një personalitet që vazhdimisht ka qenë i gatshëm për AAK-në, dhe partinë. Njëjtë është edhe Zafir Berisha sot mu dok më i lodhur, dhe nuk pati shpërthime të uraganit ‘Zaf’, dhe u befasova nga MIlazim Lushaj kandidat i pavarur, kur u ndala e mendova CV e tij, pata dilema që partitë nuk e kanë gjetur si kandidat, por e kanë lënë të pavarur, një profesionist i fushës, që kishte ide, dhe dinte për çfarë po fliste, dhe çfarë të prezantonte“, përfundoi Ahmeti/PORTALI.info/

x