Ky është plani kryesor i Bekim Jasharit në Skenderaj (VIDEO)

14.10.2021 21:16

Ky është plani kryesor i Bekim Jasharit në Skenderaj (VIDEO)

Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emisionin ‘’Prime Time’’ në televizonin Kanal10 tha se plani kryesor i tij në rast se e fiton edhe një mandatë do të jetë zhvillimi ekonomik, parku i biznesit në Marinë ku do të krijohen 1000 vende të reja të punës dhe projekti shekullor do të jetë penda e Drenicës që do të kthejë në fshatin Kuqicë, ku në 2018 e ka gjetur vet Jashari në sirtarët e mbuluar në komunë nga pluhuri studimin i fizibilitetit të pendet të Drenicës i cili ishte bërë në vitin 2008 dhe për 10 vite ishte marrur askush me të dhe ai e ka futur në listën e qeverisë për investime strategjike, dhe fal këtij veprimi kanë ardhur shumë investitor të huaj.

‘’Jemi në pragë të nënshkrimit të marrëveshjes, këto di ti sqarojmë edhe me nivelin qendror sepse ka një kosto të madhe, e që nga ky projekt përpos punësimit qw do të ketë qytetarët, do të ketë edhe sistem të ujitjës për të gjitha tokat e Drenicës, kështu që është një projekt që Drenicës do të ja ndrrojnë të gjithë imazhin e Senderajt dhe Drenicës në aspektin e zhvillimit ekonomik’’, tha Jashari, transmeton Portali.info.

‘’Nëse shkon gjithçka sipas planit do të filloj menjherë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pas dy viteve do të përfundoj’’, ka përfunduar Jashari./PORTALI.info/

x