LAJMI I FUNDIT: Në Merdare konfiskohen dy kamionë me material zgjedhor nga Serbia (Foto)

15.01.2022 00:20

LAJMI I FUNDIT: Në Merdare konfiskohen dy kamionë me material zgjedhor nga Serbia (Foto)

Policia e Kosovës sonte në Merdare ka arrestuar koordinatorin e Komisionit Zgjedhor të Serbisë dhe ka konfiskuar materialin e referendumit të planifikuar për të dielën.

Lajmin e ka bërë të ditur i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar sonte rreth orës 22:30, në vendkalimin administrativ të Merdarës, pa asnjë bazë ligjore dhe vepër penale, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviq”, ka thënë Petkoviq.

Sipas tij, Jankoviq ishte i shoqëruar nga dy kamionë që po transportonin materialet zgjedhore të KQZ-së për referendumin e së dielës, por që deri më tash nuk është lejuar nga institucionet e Kosovës.

Petkoviq ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuan dy kamionë me materiale zgjedhore.

”Për këtë demonstrim të ashpër të forcës dhe shkeljen e marrëveshjes, sonte urgjentisht e njoftova përfaqësuesin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe kërkova që Jankoviq dhe tre shoferë të lirohen të lirë. Bëhet fjalë për një skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”, ka thënë ai. 

x