Largohen forcat e sigurisë që po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit Kurti

27.10.2021 22:25

Largohen forcat e sigurisë që po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit Kurti

Forcat e shtuara të sigurisë së Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar, ndërsa shihet se forcat e sigurisë janë larguar.

Në fotografi shihet se para shtëpisë së tij po qëndrojnë vetëm dy policë.

Pak minuta më parë ishte zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, që konfirmoi kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti.

x