Latifi: Bujqësia vazhdon të mbetet prioriteti kryesor në Rahovec

07.10.2021 23:01

Latifi: Bujqësia vazhdon të mbetet prioriteti kryesor në Rahovec

Kryetari aktual i Rahovecit, dhe kandidati i AAK-së për të parin e komunës në zgjedhjet e 17 tetorit, Smajl Latifi, ka thënë se bujqësia do të vazhdojë të mbetet prioriteti kryesorë në këtë komunë.

“Bujqësia vazhdon të mbetet prioritet numër një në komunën e Rahovecit, dhe do të ishte e pa matur, jo e mençur dhe jo serioze në qoftë se do të thonim ndryshe. Gjatë periudhës katër vjeçare në kemi rritur fondin për bujqësi nga 404 mijë euro sa e kemi gjetur ne e kemi rritu në një milion, pra e kemi mbajtur një zotim publik që shumë kush ka besuar se edhe nuk mund të mbahet", tha Latifi

Tutje Latifi tha se këto një milion euro janë shpërndarë në subvencione të ndryshme për fermerët.

"Çfarë kemi bërë me atë një milionësh, kemi ndërmarrë veprime që të rritet sipërfaqja e mbulueshmërisë me sera, sera 3 ari, 5, 7, dhe 10 ari, janë 379 fermerë që kanë marr sera nga komuna e Rahovecit ku raporti i financimit është 80 përqind nga komuna dhe 20 përqind nga fermeri, jo vetëm kaq 79 fermerë kanë marr koshere bletësh, dhe janë 577 koshere bletësh që janë dhënë, janë 1527 fermerë që kanë mekanizma bujqësorë, kultivatorë, multikultivatorë, mjete për hardhi të rrushit, plugj, freza të ndryshme, 1527 që asnjëherë në historinë e qeverisjes në komunën e Rahovecit nuk ka ndodh kjo”, tha Latifi në Politiko,/PORTALI.info/

x