Lekaj, AAK: Në shtator e kemi alarmuar qeverinë për krizë energjetike (VIDEO)

19.01.2022 20:42

Lekaj, AAK: Në shtator e kemi alarmuar qeverinë për krizë energjetike (VIDEO)

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se qysh në muajin shtator e kanë njoftuar qeverinë Kurti për krizën energjetike, por se të njëjtit nuk kan marr veprime.

“Ne si grup parlamentar, si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës ne komisionin për ekonomi dhe unë si anëtar i këtij komisioni e kemi ngritur këtë çështje apo e kemi alarmuar me kohë, që në shtator të vitit 2021”, tha Lekaj.

Lekaj, tutje tha se qeveria nuk e ka marr seriozisht paralajmërimin e AAK-së.

“Mirëpo qeveria si çdoherë nuk e ka marr seriozisht dhe ma tepër na është drejtuar që në po bëjmë politikë kështu që ne kemi ardh në një krizë të thellë energjetike, duke mos që duke mos e menaxhuar situatën ashtu siç duhet dhe duke mos marr veprime nga qeveria Kurti, dhe nga ministria përkatëse për ekonomi”, tha Lekaj në Prime Time.

Lekaj tha se shtrenjtimi i rrymës ëstë atak për qytetarin./PORTALI.info/

x