Lührmann: Në iniciativa si “Ballkani i Hapur” duhet të përfshihet edhe Kosova

22.01.2022 09:26

Lührmann: Në iniciativa si “Ballkani i Hapur” duhet të përfshihet edhe Kosova

Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, ka shpjeguar në një intervistë prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Lührmann ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, duke thënë se iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë gjithëpërfshirëse, ku duhet të përfshihen vende si Kosova, transmeton Klankosova.tv.

“Para së gjithash, e kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet”, theksoi Lührmann për DW.

x