“Ma morën të birin nga dora dhe e masakruan” – Nëna rrëfen ngjarjen e masakrës së Postoselit

23.04.2022 21:09

“Ma morën të birin nga dora dhe e masakruan” – Nëna rrëfen ngjarjen e masakrës së Postoselit

E ftuara në Përtej Tregimit në Kanal10, Nurie Merlaku ka folur për përjetimet e saj gjatë luftës duke treguar edhe për masakrën e Postoselit të Klinës, ku serbët ia masakruan burrin dhe djalin e saj Armendin, 16 vjeçar.

Merlaku ka rrëfyer momentet e dhimshme të krimeve mizore të serbëve si dhe momentin kur ia morën nga dora të birin, duke mos e parë më kurrë. Sipas personave që i mbijetuan kësaj masakre në mesin e kufomave, kanë treguar momentet e tmerrit.

Nëna e Armendit ka pak kujtime nga i biri, ngase gjithçka ishte djegur, por si kujtim mban kuletën e tij, të cilën i biri ia la para se të vdiste.

Ajo thotë se ruan atë kuletë si të vetmen shenjë nga ai, së bashku me një fotografi që i biri e kishte lënë para se të vdiste.

 

x