Marku: Me variantin e ri të virusit, janë shtuar rastet e komplikimeve tek të rinjtë

06.04.2021 23:22

Marku: Me variantin e ri të virusit, janë shtuar rastet e komplikimeve tek të rinjtë

Pulmologu Flamur Marku ka thënë se më përhapjen e variantit të ri të coronavirusit janë rritur komlikimet dhe se janë shtuar pacientët në moshë më të re.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të vetëdijësohen në mënyrë që të ulet rreziku.

Në emisionin Politiko në Kanal 10 ku do diksutohet për efektet e izolimit, Marku ka thënë se masat është dashur të merren sepse cfarë do të bëhet më tutje tash kur kapacitetet spitalore janë në limite.

“Faktori kyq është vetëdijësimi i popullatës. Ne duhet të mbrohemi së pari për vetën, për familjen tonë dhe rrethin. Ne jemi dëshmitar cdo ditë me rritjen e numrit dhe më shqetësuese edhe më rritjen e komplikimeve sepse sic duket duhet të jetë versioni I ri, që cdo ditë i kemi të mbushura klinikat me raste që janë moshe e re, raste shumë të rënda që kërkojnë tretman hospitalor e që janë moshë e re dhe kur në do të përmbushim kapacitetet si do të bëjmë më tutje ose si do të bëjmë për personel shëndetësor”, tha Marku.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat në mënyrë që të ruhet shëndeti.

x