Matoshi: Kjo çka ndodhi në veri sot, lidhje me shtet s'ka

13.10.2021 23:36

Matoshi: Kjo çka ndodhi në veri sot, lidhje me shtet s'ka

Analisti i Kanal10, Halil Matoshi ka komentuar situatën e krijuar sot në veri pas aksionit të Policisë së Kosovës për kontrabandë, ku kishte edhe protesta të dhunshme nga qytetarët serb.

“ E para që du me thanë është se publiku e dinë se intervenimin në veri, në pikat kufitare, për imponimin ose zbatimin e vendimit të Qeverisë për targat e kam mbështet, sepse ishte në lojë shteti i Kosovës, Republika e Kosovës”

“Sot në orët e hershme të mëngjesit është në lojë Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje, lidhje me shtet qikjo punë nuk ka, a e dini pse në momentin kur thu zbatimi i ligjin të jug, dhe veri as nuk ka nevojë me reagu Presidentja, as Kryeministri, as Ministri i Brendshëm, asnjë zyrtare politike, sepse është çështje e ligjëshmërisë”, tha Matoshi në Politiko.

x