Me 10 dhjetor hapet “Prite n’Shesh”

07.12.2021 10:32

Me 10 dhjetor hapet “Prite n’Shesh”

Nga e dita 10 dhjetori do të hapet aktiviteti “Prite n’Shesh”, e cila do të jetë e hapur deri më 31 dhjetor.

 
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se 26 bizneset fituese të mërkurën prej orës 14:00 do të tërheqin shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.

“Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh! Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021. Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti. Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan! #prishtina”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

 

x