Merr flakë traktori në Bubavec të Malishevës, pësojnë djegie babë e bir, fajësohet KEDS-i (VIDEO)

29.07.2021 18:39

Merr flakë traktori në Bubavec të Malishevës, pësojnë djegie babë e bir, fajësohet KEDS-i (VIDEO)

Sot rreth orës 9 të mëngjesit në fshatin Bubavec, komuna e Malishevës është kapluar nga zjarri një traktor si pasojë kanë pësuar djegie babë e bir, H. Bashota, dhe E. Bashota, emra të njohur për redaksinë.

Kështu ka pohuar për Portali.info, vajza e H. B, Emrie Bashota, e cila theksoi se në momentin kritik brenda traktorit gjendeshin dy persona të cilët i kaploi flaka, dhe pësuan djegie të konsiderueshme por jashtë rrezikut për jetë, rrjeti elektrik nuk është në shumë se 3.60m i lartë.

“Sot rreth orës 9 të mëngjesit në fshatin Bubavec, komuna e Malishevës shkrumb e hi një̈ traktor si pasojë e kabllove të zhveshura elektrike të cilat nuk janë më lart se 3.60m mbi rrugën kryesore brenda fshatit. Në momentin kritik brenda traktorit gjendeshin dy persona të cilët i kaploi flaka, dhe pësuan djegie të konsiderueshme por jashtë rrezikut për jetë. Theksoj që ky nuk është rasti i parë në të cilën rrezikohemi drejtpërdrejt me jetë, prandaj, banoret e indinjuar nga rasti kërkojnë̈ përgjegjësi nga KEDS-i. Ju, mediat jeni adresa e fundit dhe me kredibile në të cilën po drejtohemi. Që përmes jush te ngritët niveli i përgjegjësisë së KEDS-it ndaj konsumatorëve, për kompensim të dëmit të shkaktuar si dhe për përmirësim të infrastrukturës (shtyllave elektrike dhe kabllove) të cilat po na rrezikojnë jetën çdo ditë”, tha Bashota për Portali.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin./PORTALI.info/

x