Milaim Zeka e bën publike votën e tij

07.05.2022 21:27

Milaim Zeka e bën publike votën e tij

I ftuar në Përtej Tregimit, në Kanal10, gazetari dhe ish deputeti i kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka rrëfyer momente të pazakonta të jetës së tij.

Nga jetesa në Suedi, lufta në Kosovë, dy martesat e tij e deri te momentet me nënën e tij të zhdukur, Zeka ka ndarë me shikuesit edhe votën e tij në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale.

“Në zgjedhjet rajonale e votova VV-në e në ato lokale, Përparim Ramën”.

Zeka është shprehur i hapur për temperamentin e tij në publik dhe gjuhën e tij të shumëpërfolur, duke thënë se nuk i intereson fare për atë se çfarë mendojnë të tjerët për të.

x