Ministri i MAPL-së sqaron gjithçka rreth Sunny Hill: Ne kemi pranuar dosje të pakompletuar

15.06.2022 23:40

Ministri i MAPL-së sqaron gjithçka rreth Sunny Hill: Ne kemi pranuar dosje të pakompletuar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar në emisionin Politiko në Kanal10 se çfarë ka ndodhur mes komunës së Prishtinës dhe ministrisë që drejton ai lidhur me dhënien e lejes për festivalin Sunny Hill.

Festivali Sunny Hill u zhvendos në Tiranë, ndërsa komuna e Prishtinës akuzoi MAPL-në për burokraci në dhënien e lejeve për pronë.

 “Nuk është dasht të veprohet kështu siç është vepru, që në fillim dua të bëjë të qartë se MAPLnuk ka refuzu asnjë akt të komunës së Prishtinës për  dhënien e pronës komunale në shfrytëzim Sunny Hillit për organizimin e Festivalit, tha ai.

Krasniqi tha se kjo ka qenë kërkesa e dytë, pasi edhe në fund të dhjetorit kishin një kërkesë për dhënien e pronës Sunny Hillit.

“Këtu jemi në fazën e dytë të, për shkak se në fund të vitit të kaluar kemi marrë kërkesën e parë të komunës së Prishtinës të ish administratës se Shpend Ahmetit për të njëjtën kërkesë që ti jepet prona në shfrytëzim Sunny Hillit në atë kohë ne kemi refuzu si MAPL, për shkak se prona e cila është dhënë përmes vedimit të Kuvendit komunal nuk ka qenë në listën e pronave për të dhënë në shfrytëzim palëve tjera, dhe me ligj ka qenë e pamundur të vërtetojmë që akti i marr ka qenë i ligjshëm dhe në kemi kthy mbrapa për verifikim të ligjshmërisë”, tha Krasniqi në Politiko

Deklarata e plotë e Krasniqit, dhënë për emisionin Politiko në Kanal10./PORTALI.info/

x